Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka bërë me dije se nuk do të bëjë pazare me përcaktimin e kufirit administrativ në mes të Komunës së Mitrovicës së Jugut dhe asaj të Veriut. Në një intervistë për gazetën “Epokën e re”, ai ka thënë se vija kufitare në mes të këtyre dy komunave do të jetë ajo që është përcaktuar me planin e Ahtisarit dhe për këtë nuk do të bëjë asnjë lëshim. Sipas Bahtirit, përpjekjet e Komunës Veriore të Mitrovicës për ta ndryshuar këtë vijë janë të kota. Ai e ka ftuar bashkësinë ndërkombëtare dhe Qeverinë e Kosovës ta shtyjnë përpara këtë proces. Ai ka theksuar se koha e tensioneve ndëretnike në këtë qytet ka përfunduar.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …