Agim Veliu i ka quajtur individuale deklarimet e Ilir Dedës lidhur me mos-votimin e kryeministrit në Kuvend

Agim Veliu i ka quajtur individuale deklarimet e Ilir Dedës lidhur me mos-votimin e kryeministrit në Kuvend

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, i ka quajtur ndividuale deklarimet e Ilir Dedës, i cili ka thënë se “deputetët e koalicionit LDK-AKR-Alternativa , mund të dalin nga salla e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në momentin kur do të votohet kryeministri. Këto deklarime nuk përfaqësojnë mendimin e strukturave të LDK-së. Çdo deklarim që del në këtë formë, nuk përfaqëson mendimin e strukturave” ka deklaruar Veliu dhe ka shpjeguar se për këtë çështje ende nuk ka vendim, në mbledhjet e partisë. LDK-ja do të nxjerrë vendim  për këtë” ka thënë Veliu, kur është pyetur, se cilën rrugë do të ndjek partia atë të votës kundër, apo të lëshimit të sallës së Kuvendit në momentin kur do të votohet për kryeministrin e ardhshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …