Kryetari i Listës Serbe, Sllavko Simiq i ka thënë Radios Evropa e Lirë se ky subjekt politik është i gatshëm të bisedojë rreth formimit të Qeverisë së re të Kosovës me të gjithë liderët e partive shqiptare. Ai ka thënë po ashtu se për Listën Serbe mbetet prioritet formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Simiq nuk ka dhënë ndonjë preferencë në raport me pretendimet e kandidatit të koalicionit PAN, Ramush Haradinaj dhe atij të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për formimin e Qeverisë, duke thënë se e drejta e mandatarit i takon shumicës shqiptare. “Ne do të marrim pjesë në të gjitha konsultimet politike, pavarësisht se a është ai Ramush Haradinaj, Albin Kurti apo Isa Mustafa.
Kontrolloni gjithashtu
Nisma Socialdemokrate nesër, ditë e diel, mbanë Konventën dhe bën prezantimin e programit e kandidatëve për deputetë
Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aktivitetin partiak në mbajtjen e Konventës për prezantimin e programit …