Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim konsultativ me deputetë të pakicave joserbe në Kuvendin e Kosovës

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, gjatë ditë së sotme ka zhvilluar një takim këshillues  me përfaqësues të pakicave joserbe, të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës. Ai ka thënë se e ka marrë mbështetjen e këtyre të fundit për krijimin e Qeverisë në krye me të. Nesër do të ketë takim me përfaqësues të pakicës turke në Kosovë. Ramush Haradinaj thotë se seanca konstituive për formimin e institucioneve të vendit ka mundësi të mbahet në javën që vjen.

Kontrolloni gjithashtu

“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci

Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …