Sot mbahet ceremonia e diplomimit të kadetëve, gjenerata 2017, të Qendrës për Studime Universitare të FSK-së. Ceremonia e diplomimit mbahet në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj. Ceremoninë e diplomimit të kadetëve të FSk-së nga afër do ta përcjellin ministri për Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës Haki Demolli, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerallejtënant Rrahman Rama, komandanti i KFOR-it gjeneralmajor Giovanni Fungo, etj.
