Zëvendës-kryetari amerikan, Mike Pens u distancua nga djali i madh i presidentit Donald Trump, pas vërtetimit se ai, në qershor të vitit 2016 kishte takuar një avokate ruse, e cila synonte t’i jepte informacione kompromentuese nga qeveria e Kremlinit për Hillary Clinton. “Zëvendëspresidenti punon çdo ditë për promovimin e programit të presidentit”, deklaroi zëdhënësi i Mike Pence, Marc Lotter, në një komunikatë. Ai nuk ishte në dijeni të takimit dhe nuk i interesojnë më historitë përsa i përket fushatës, kryesisht ato që kanë të bëjnë me kohën para se t’i bashkohej fushatës”, theksoi Lotter. Djali i madh i presidentit amerikan, Donald Trump ka pranuar se kishte takuar vullnetarisht një avokate të paraqitur si e dërguar e qeverisë ruse, e gatshme për t’i dhënë kandidatit republikan informacione kompromentuese për rivalen e tij presidenciale, Hillary Clinton.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …