Kryetari Ilazi priti në takim përfaqësues të Kuvendit të të Rinjve në Kaçanik

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, priti në zyrën e tij përfaqësues të Kuvendit të të  Rinjve në Kaçanik (KRK). Ilmije Kamishi- Kryetare e Kuvendit të të Rinjve në Kaçanik e njoftoi kryetarin Ilazi  për punët dhe aktivitetet e këtij forumi rinor, ndërsa e falënderoi për përkrahjen dhe financimin e disa aktiviteteve rinore në Kaçanik. Nga ana tjetër, Kryetari Besim Ilazi falënderoi të rinjtë vullnetarë për aktivitetin e tyre në Kaçanik, në të mirë të rinisë dhe shoqërisë në përgjithësi. Kryetari Ilazi kërkoi nga të rinjtë që të jenë zëri kritik karshi institucioneve, në mënyrë që së bashku të bëjmë më të mirën për vendin tonë. Në takim KRK-në e përfaqësuan të rinjtë Bleona Shehu nënkryetare, Shend Vishi nënkryetar si dhe Edona Kamishi anëtare e kryesisë, të cilët kërkuan që puna vullnetare të stimulohet në forma të ndryshme, në mënyrë që të rritet më shumë pjesëmarrja e të rinjve në aktivitete vullnetare. Për kontributin e dhënë në drejtim të arritjes së synimeve të kuvendit të të Rinjve të Kaçanikut u nderuan me mirënjohje Kryetari Besim Ilazi, Drejtori për Arsim dhe Kulturë Enver Kamishi si dhe Fatmir Qaka- Koordinator për Rini.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …