Ministrja në largim e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka pritur në takim drejtoreshën Ekzekutive të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës Feride Rushiti, me qëllim të rritjes së bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Drejtësisë dhe Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi. Palët nënshkruese u pajtuan për bashkëpunim në periudhë kohore njëvjeçare, me qëllim lejimin e qasjes nëpër institucionet korrektuese në pajtim me dispozitat e ligjit të zbatueshëm dhe rregullave në fuqi, duke përfshirë edhe ofrimin e këshillave dhe ndihmës juridike për personat e privuar nga liria. Me këtë marrëveshje bashkëpunimi, palët pajtohen që anëtarëve të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, t`u lejohet që të vizitojnë të gjitha institucionet korrektuese të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …