Sot në Trieshtë të Italisë u mbajt një takim ndërmjet kryeministrave të Shqipërisë dhe Maqedonisë: Edi Rama dhe Zoran Zaev. Me këtë rast, kryeministri, Edi Rama ka deklaruar se një Maqedoni më e fortë dhe demokratike do të thotë edhe një Shqipëri të suksesshme. A ka deklaruar për Dojçe Vele se ”Nuk ka tendosje ndërmjet nesh në nivel shtetëror. Kishte disa tendosje të brendshme politike dhe një retorikë në rritje, madje skandaloze në Maqedoni, për të cilën nuk dua të flas. është e thjeshtë, aq sa Maqedonia është më e fuqishme, më demokratike dhe më e sukseshme, po aq më e fuqishme dhe më e mirë është Shqipëria. Pasi që në Maqedoni jetojnë shqiptarë që janë popull shtetformues dhe sa janë ata më të mirë, aq jemi edhe ne dhe e ardhmja e jonë”. Në lidhje me takimin me Zaevin, Edi Rama ka deklaruar se është folur për të ardhmen, për hapat që do të ndërmerren për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha aspektet.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …