Njohësi i integrimeve evropiane, profesori Avni Mazreku, ka vlerësuar se Qeveria e re e Kosovës duhet ta vazhdojë konsensusin nacional në raport me agjendën evropiane. Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se kjo është e rëndësishme për përshpejtimin e rrugës së Kosovës drejt BE-së. “Spektri politik duhet të ketë pajtueshmëri dhe kompromis sa i përket formimit të asociacionit të komunave serbe dhe demarkacionit me Malin e Zi, sepse kjo e fundit është vendosur si kusht nga ana e Komisionit Evropian për liberalizim të vizave”, ka thënë Mazrreku. Duke folur për idenë e formimit të tregut të përbashkët në Ballkanin Perëndimor, i cili është diskutuar në Trieste të Italisë, Mazrreku i ka ftuar institucionet e Kosovës të jenë të kujdesshme në këtë rast. Ai ka thënë se Kosova duhet ta kushtëzojë pjesëmarrjen e saj në këto iniciativa me njohjen nga Serbia.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …