Projektet kapitale në Kaçanik, në vlugun e investimeve milionëshe nga Komuna, Ministritë përkatëse dhe donatorë të tjerë

Ndriçimi publik, rregullimi i trotuareve, urave, ndërtimi i tri shkollave dhe renovimi i disa të tjerave, asfaltimi i rrugëve lokale, rregullimi i ujësjellësit dhe kanalizimit, rregullimi i infrastrukturës shëndetësore si dhe investimet në bujqësi, zhvillim ekonomik dhe infrastrukturë sportive, janë duke u realizuar në kuadër të shumë projekteve kapitale në Komunën e Kaçanikut. Të gjitha këto projekte po implementohen nga buxheti komunal, nga ministritë përkatëse si dhe nga donatorë të tjerë, të cilët kanë vlerësuar performancën komunale. Rrugët e Komunës së Kaçanikut janë shëndrruar në arenë të punimeve dhe investimeve kapitale komunale. Në mesin e këtyre investimeve është edhe asfaltimi i rrugës në fshatin Gjurgjedell, me gjatësi 6 kilometra te përfshira edhe lagjet, projekt i financuar nga Ministria e Infrastrukturës. Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, tha se përmes realizimit të këtij projekti banorëve të kësaj ane do të ju krijohen kushte më të lehta për banim dhe do të parandalohet emigrimi nga kjo anë. Nga ana tjetër projektet e tjera kapitale janë në vlugun e punimeve, përkatësisht në fazën finale kanë hyrë punimet edhe në projektin e Ndërtimi i trotuarit në Dushkajë dhe ndriçimi publik në lagje të qytetit, në bashkëpunim me DEMOS-in janë ndërtuar edhe dy ura për këmbësor mbi lumin Nerodime. Punimet me intensitet të shtuar janë duke vazhduar edhe në projektet kapitale Asfaltimi i rrugës “Tefik Raka”, Stadium i Futbollit në Stagovë- ku punët kanë hyrë në fazën finale, ndërsa punimet kanë vazhduar në rrugën e lagjes Kovaç- Topojan, kanalizimi në Doganaj- Elezaj. Ndërsa në fazën përfundimtare të kryerjes së procedurave administrative janë edhe dhjetëra projekte të tjera që pritet të fillojnë së shpejti.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …