leoni

Ka filluar fushata e korrje-shirjeve në Skenderaj

Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Komunën e Skenderajt Musa Lushtaku ka deklaruar se fushata e korrje-shirjeve në territorin e Komunës së Skenderajt tashmë ka filluar. Sipas tij sipërfaqe të mbjella në Skenderaj janë rreth 6500 hektarë dhe në dispoicion për fermerët janë 97 autokombajna, të cilat tashmë kanë filluar korrjen e sipërfaqeve të mbjella. Ai po ashtu tha se Komuna e Skenderajt me kohë ka formuar Shtabin për korrje-shirje, i cili po bashkëpunon me fermerët dhe me autokombajnerët që procesi të shkojë sa më mirë dhe gjithashtu po monitorohen punët që po bëhet në terren. Në bazë të të dhënave të para rendimentet e grurit këtë vit do të jenë nga 3.5 – 5 tonë për një hektar, varësisht nga cilësia e sipërfaqeve të mbjella, kushtet metorolgjike dhe kujdesi i fermerëve. Sipas të dhënave të deritanishme fushata e korrje-shirjeve që ka nisur në fillim të kësaj jave po vazhdon pa ndonjë problem të evidentuar dhe njejtë pritet të vazhdojë deri në përfundim të saj. Sipas rekomandimeve të Ministrisë së Bujqësisë çmimi për korrjen e 1 hektari gurë edhe këtë vit është 100 euro dhe ky rekomandim është duke u respektuar nga autokombajnerët që po operojnë në Skenderaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …