leoni

Nis ndërtimi i rrugës në Lagjen Drashec në Kotlinë

Kanë filluar punimet në gërmimin, zgjerimin e trasesë dhe mbushja për rehabilitimin e rrugës me gjatësi 2 kilometra në lagjen Drashec të Kotlinës. Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi dhe Nënkryetari Remzi Elezi, vizituan vendpunishten për të parë nga afër ecurinë e punimeve. Kryetari Ilazi vlerësoi se edhe ky projekt paraqet aktivitetet e komunës së Kaçanikut për rregullimin e mirëqenies qytetare. Kryetari Ilazi tha se asfaltimi i kësaj rruge do të ju ndihmoj banorëve që të kenë qasje më të lehtë me fshatin Kotlinë. Ndërkohë menaxheri i projektit Betim Shala, tha se projekti “rregullimi dhe asfaltimi i rrugës në lagjen Drashec – Kotlinë” parasheh që në fazën e parë të asfaltohen 500 m rrugë për të vazhduar më pas me pjesën tjetër, ndërsa projekti do të kushtoj 35 mijë 994 euro, mjete nga buxheti i komunës së Kaçanikut.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …