Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli, ka propozuar një format për formimin e institucioneve të reja, të dala pas zgjedhjeve të 11 qershorit. Ai ka shkruar se duhet të organizohet një tryezë me gjithë liderët e partive të mëdha politike, Vetëvendosje!-s, LDK-së, PDK-së, AAK-së, Nismës dhe AKR-së dhe partive të minoriteteve. Kjo marrëveshje parasheh krijimin e një qeverie gjithëpërfshirëse me afat njëvjeçar, me datë të përcaktuar të zgjedhjeve parlamentare të radhës. “Sa mua më përket, këtë qeveri mund ta udhëheqë Ramush Haradinaj, Albin Kurti, apo kushdo tjetër që merr konsensusin maksimal”, ka shkruar Pacolli.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …