Komuna e Skenderajt ka nisur ndërtimin e rrugës në lagjen Deliu në Rezallë

Një pjesë e lagjes Deliu të Rezallës shumë shpejt do të bëhet me rrugë të asfaltuar dhe me rrjet të kanalizimit fekal, pasi projekti për ndërtimin e kësaj rruge të mbetur ka filluar të realizohet. Ndërtimi i kësaj rruge dhe zgjidhja e problemit të kanalizimit kanë qenë kërkesa të vazhdueshme të banorëve të kësaj pjese të Rezallës. Për të parë fillimin e punimeve në këtë projekt, në Rezallë ka qëndruar Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura, i cili i ka takuar banorët që jetojnë aty. Nura i ka siguruar ata se problemi i rrugës së tyre tashmë do të zgjidhet dhe bashkë më të edhe ai i kanalizimit fekal, pasi banorët e kësaj pjese të Rezallës nuk kanë qenë të kyçur në rrjetin e kanalizimit të fshatit. Nura u shpreh se këta banorë meritojnë investime infrastrukturore, pasi lirisë së Kosovës i kanë dhënë shumë familjarë të tyre.

Banorët e lagjes Deliu u shprehen shumë të kënaqur me zgjidhjen e problemit të rrugës së tyre, ndërkohë që Nënkryetarit Nura i shprehen falënderimet e tyre për investimet që po bënë Komuna e Skenderajt në lagjen e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …