Xh. Bislimi: Kompania “Koha” e surrojve dhe e sojit të tyre “jugokosovarë” vazhdojnë propagandën kundër luftës së UÇK-së

Rugova përgënjeshtron kompaninë mediatike KOHA

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova ka përgënjeshtruar njoftimet e kompanisë KOHA sipas së cilës ai dhe deputetja tjetër e kësaj partie, Teuta Rugova do t’ia japin votën e tyre koalicionit PAN për krijimin e Qeverisë. Në portalin Koha.net mes tjerash thuhej se sipas disa burimeve Teuta dhe Naser Rugova do të votojnë PAN-in! Kur të përmendet emri i dikujt për arsye të ndryshme në media dhe opinionin publik është bonton gazetaresk që të pyetet personi i cili potencohet në shkrim. E di se mediet në Kosovë janë në gjendje jo të lakmueshme dhe duan të bëjnë lajme ekskluzive, por jo edhe të spekulohet dhe të abuzohet në mënyrë jo profesionale dhe jo etike me emra të deputetëve të zgjedhur. Duhet të ekzistoj një minimum kodeksi etik dhe korrektësie. Teuta dhe Naser Rugova janë deputet të LDK-së, janë të përkushtuar fuqishëm për LDK-në, respektojnë në plotni vendimet e organeve legjitime të LDK-së, thuhet në reagimin e deputetit, Naser Rugova.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …