Drejtuesi politik i Qarkut Berat, Blendi Klosi ka vijuar turin e dëgjesave me qytetarët në Sinjë, nga ku u shpreh se në kētë mandat qeverisës, do të vendoset një raport i ri mes qytetarit dhe shtetit. “Raporti i ri që po kërkohet të vendoset përmes një ristrukturimi të thellë të administratës, synon të ndërtojë së pari besimin e qytetarit tek shteti. Përmes reformimit radikal të shërbimit publik do t’i jepet fund, shërbimit përmes ndasive partiake”, u shpreh Klosi. Deklarata e Klosit u bë pas dëgjesës dhe diskutimit të shqetësimeve të fermerëve, që kryesisht kanë ngritur gjatë këtij turi, ankesat për ndarjen e subvencioneve në bujqësi. “Nuk do të ketë më shërbime sipas partive. PS është për ti shërbyer të gjithëve, ndaj dhe vota e 25 qershorit ishte një votë kuqezi”, deklaroi Klosi.
Kontrolloni gjithashtu
Lidhur me rikthimin e Vjosa Osmanit në LDK, Lutfi Haziri thotë se një presidente në detyrë nuk sheh mbrapa
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka kundërshtuar zërat për një rikthim të …