Bashkimi Evropian seriozisht të konsiderojë aspiratën e Ballkanit Perëndimor për t’u bërë pjesë e saj, sa nuk është bërë vonë! Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev dhe homologu i tij shqiptar, Edi Rama në emisionin “Okruzhenje”shpalosën argumentet pse BE-ja duhet ta mbajë rajonin në kthetrat e saj tyre. Shpresoj se e kanë kuptuar se nuk duhet të bien në “gropë” në rrugën e quajtur Ballkan, por duhet ta përmirësojnë rrugën. Ne nuk jemi Ballkani Perëndimor, por ne jemi pjesë e Evropës dhe në këtë drejtim duhet të zhvillohen gjërat. Një pjesë e krizave që kanë ndodhur në rajon, si dhe në vendin tim, ishin rezultat i zhgënjimeve për pritjet e gjata para portës së Bashkimit Evropian. Na nevojitet ndihma të cilën e kërkojmë nga anëtaret perëndimore të Bashkimit Evropian, por jemi të sigurt se edhe ne mund të ndihmojmë njëri tjetrin këtu brenda rajonit- deklaroi kryeministër i Maqedonisë Zoran Zaev. Rama theksoi se po aq sa rajoni ka nevojë për BE-në, po aq nevojë ka edhe BE-ja nevojë për rajonin. Sipas tij, një konflikt i vogël në ndonjë prej vendeve të rajonit, do t’i kushtonte stabilitetit të gjithë Evropës. Nga ana tjetër ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq tha se BE-ja duhet t’i hap dyert për rajonin, pasi “misioni” i saj nuk përfundon me Hapësirën Rajonale Ekonomike. Është një gjë e mirë që kemi arritur marrëveshjen mes të gjithëve për një hapësirë të përbashkët ekonomike. Nga këtu duhet të nxirren vetëm gjërat pozitive, dhe politikisht plotësisht pajtohem se ne nuk pranojmë që kjo të jetë zëvendësim për BE-në dhe aspak nuk mendojmë në mënyrë të tillë- tha ministër i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç. Ndërkohë shefja e diplomacisë evropiane, Federika Mogerini përmes një shkrimi në bllogun e saj tha se në samitin e Ballkanit Perëndimor në Trieste është dërguar porosia e qartë se dyert e Bashkimit Evropian janë të hapura për Ballkanin dhe se duhet vazhduar rrugën drejt Evropës së bashkuar. Sipas saj, gjatë samitit më 12 korrik është punuar në disa projekte praktike për bashkëpunimin rajonal, avancimin e transportit dhe rritjen e shkëmbimeve në Ballkan.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …