leoni

Nënkryetari i PDK-së Enver Hoxhaj: I kemi numrat e nevojshëm, por se kur do të mbahet seanca mund ta dijë Veseli e Haradinaj, por mbi të gjitha kryetari Thaçi

Enver Hoxhaj: I kemi numrat e nevojshëm, por kur do të mbahet seanca mund ta dijë Veseli e Haradinaj, por mbi të gjitha kryetari Thaçi

Nënkryetari i PDK-së Enver Hoxhaj, pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së partisë, ka pohuar se koalicioni PAN i ka votat e nevojshme, që të mbahet seanca për konstituimin e Kuvendit dhe pastaj edhe Qeverisë. Ndërsa tha se nuk e di se kur do të mbahet seanca , këtë javë apo tjetrën. “Si koalicion qeverisës, i kemi votat e nevojshme, ta mbajmë seancën e parë të kuvendit dhe ta votojmë pastaj Qeverinë. Por a do të ndodh këtë javë apo ditët e ardhshme.  Nuk e di se a do të ketë këtë javë seancë apo javën e ardhshme. është temë që mund ta dijë z. Veseli dhe Haradinaj por mbi të gjitha është presidenti Thaçi që i takon me kushtetutë.  Përtej asaj ne si partner politik, i  kemi numrat e domosdoshëm që të mbahet konstituimi i Kuvendit dhe të formohet qeveria. Si koalicion nga ajo sa kam kuptuar nga z. Haradinaj dhe Z. Veseli që janë të mandatuar që ne të lëvizim në formimin e institucioneve. Ne i  kemi numrat e nevojshëm. Formimi i institucioneve është proces i pandalshëm se kur do të ndodh nuk është çështje që i takon një nënkryetari të përmend data”, pohoi ai. Ndërsa pohoi se nuk ka zvarritje të këtij procesi, pasi që janë në afat kohor ligjor.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …