Lista Serbe ende nuk ka vendosur që t’i bashkohet ndonjë koalicioni pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 qershorit. Kështu ka thënë nënkryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq duke shtuar se nuk beson se këtë javë do të konstituohet Kuvendi dhe të formohet qeveria e re. “Sa i përket mbajtjes së seancën konstituive ende nuk është caktuar një datë e as nuk është përcaktuar një Kryesi, deputetët e ardhshëm ende nuk janë regjistruar në Kuvend si delegatë. Proceduralisht këtë javë është e pamundur të mbahet seancë”, ka thënë Simiq.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …