Në kërkim të koalicioneve pas zgjedhore për formimin e institucioneve, ka pasur një takim të ri ndërmjet drejtuesve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Zyrtarë nga të dyja partitë politike kanë thënë se diskutimi ndërmjet liderëve: Visar Ymeri dhe Isa Mustafa është fokusuar në program dhe në përpjekjet për harmonizimin e tij ndërmjet dy subjekteve. Ky ka qenë takimi i dytë zyrtar ndërmjet Vetëvendosjes dhe LDK-së pas zgjedhjeve të 11 qershorit. Të dyja partitë janë larg pajtimit vetëm lidhur me postin e kryeministrit, në segmentet e tjera duket se do të pajohen lehtë.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …