Sipas një njoftimi të OKB-së, numri i civilëve të vrarë në Afganistan nga luftimet mes forcave kryengritëse talebane dhe forcave qeveritare, të mbështetura nga NATO-ja, ka shënuar shifrën më të madhe në 15 vitet e luftimeve. Prej janarit deri në korrik të këtij viti, janë vrarë 1. 662 afganë, ndërsa kanë marrë plagë të rënda e të lehta 3.581. Në mesin e të vrarëve dhe të plagosurve 23 për qind janë gra e po aq edhe fëmijë. Në sulmet vetëvrasëse të talebanëve gjatë kësaj periudhe kohore janë vrarë 259 afganë, ndërsa janë plagosur 892. Nuk është publikuar raporti mbi pësimet e forcave qeveritare dhe ato të NATO-s. Lufta 15-vjeçare në Afganistan u ka marrë jetën qindra mijëra banorëve të këtij shteti, ndërsa luftimet jo vetëm që nuk kanë të ndalur, por ato po marrin përmasa edhe më tragjike e fatale për popullatën civile këtij shteti, i cili 10 vite kishte luftuar për t’u çliruar nga regjimi i Bashkimit Sovjetik, ndërkohë që 15 vitet e fundit forcat kryengritëse po e luftojnë Qeverinë kukull në Kabul, që konsiderohet qeveri kuislinge, e papranuar nga kryengritësit talebanë, të cilët shënjestër të tyre kanë sidomos forcat qeveritare dhe forcat e huaja. ( Al-Xhazira-RKL)
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane
Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …