Me kërkesën e serbëve të fshatit Pasjan dhe të udhëheqjes së KK Parteshit dhe pas vlerësimit nga Departamenti për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak (DBCU) dhe me mbështetjen e Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës është realizuar projekti humanitar në zgjerimin dhe trasimin e rrugës të fshatit Pasjan, komuna e Parteshit, me gjatësi mbi 1 mijë metra dhe gjerësi 5 metra. Ky projekt është realizuar nga Batalioni i xhenios i Brigadës së Mbështetjes Operacionle të FSK-së, nga data 03-12.07.2017, në ndihmë komunitetit serb të këtij fshati. Kjo rrugë do t’u mundësojë qarkullimin më të lirshëm të banorëve për nevojat e tyre, pasi komuna e Parteshit si komunë e re, nuk ka mjete për realizimin e shumë projekteve dhe është cilësuar e nevojshme që t`u dalë në ndihmë këtyre banorëve. Ky projekt si dhe projektet e tjera të realizuara nga FSK-ja, janë falë bashkëpunimit të mirë që ka Forca e Sigurisë së Kosovës me të gjitha komunat në nivel të Republikës së Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …