Kryeministri Rama nën presionin e Opozitës dhe aferës së ish-ministrit Tahiri i kthehet marrëveshjes së majit 2017

Kryeministri Rama ka paralajmëruar se gjatë muajve në vijim shtohet rreziku për kultivimin e kanabisit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka paralajmëruar se gjatë muajve në vijim shtohet  rreziku për kultivimin e kanabisit. “Ky proces duhet të vazhdojë deri në fund dhe muajt që kemi përpara janë muaj rreziku kështu që nuk duhet mbyllur syri dhe duhet çdo moment të vazhdohet intensivisht qasja e integruar me institucionet e tjera. Edhe roli i SHISH, Prokurorisë në përgjigjen e shpejtë ndaj kërkesave të policisë kanë qenë dhe mbeten të rëndësishëm deri në fund të këtij procesi“, tha kryeministri. I pranishëm në Zyrën Operacionale të Situatës, Rama i bëri thirrje Drejtorit të Policisë, Haki Çako, që të goditen kokat e krimit në vend.

“Të angazhohemi për goditjen e krerëve të grupeve kriminale dhe sekuestrimin e aseteve. Policia ka bërë një punë shumë të mirë në këto 46 muaj por jemi të vetëdijshëm se në kuadër të goditjes së kokave dhe sekuestrimin e aseteve ka shumë për të bërë. Është një nen i vjetër në Kodin Penal por që tani po gjen zbatim me vendosmëri dhe është mesazh i qartë për të gjithë ata që implikohen në këtë aktivitet, duke menduar se do ta hedhin sërish lumin siç e kanë hedhur në të shkuarën”, u shpreh kreu i qeverisë.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …