Kuvendi i Kosovës

Në Kosovë mund të këtë krizë politike nëse dështon PAN-i, koalicioni LVV-LDK vështirë i realizueshëm

Kosova mund të futet në krizë për krijimin e institucioneve nëse koalicioni fitues i zgjedhjeve PDK-AAK-Nisma nuk arrin t’i sigurojë votat e nevojshme për formimin e Qeverisë. Kjo për shkak se koalicioni në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës vlerësohet si vështirë i arritshëm. Zyrtarët e LDK-së duke e përfshirë edhe kandidatin e kësaj partie për kryeministër, Avdullah Hoti në vazhdimësi thonë se nuk hyjnë në koalicion as me PAN-in dhe as me Vetëvendosjen. Kështu analistët politikë thonë se dështimi i PAN-it për të formuar Qeverinë e re do të nënkuptonte krizë të re politike për konstituimin e institucioneve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …