Ministrja në detyrë e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj priti sot në takim lamtumirës ambasadorin në largim të Sllovenisë në Kosovë, Miljan Majhem, me të cilën u bisedua për progresin që Kosova ka bërë në procesin integrues në BE. Me këtë rast, Ahmetaj ka falënderuar ambasadorin Majhen për kontributin e tij personal dhe të Lubjanës zyrtare për përkrahjen e vazhdueshme që po e tregon në raport me Kosovën dhe avancimin e saj në agjendën evropiane. “Kosova dhe Sllovenia kanë bashkëpunim të shkëlqyer ndërmjet vete. Për Kosovën, Sllovenia është vend nga i cili kemi marrë përvoja në vazhdimësi për procesin e integrimeve euroatlantike”, tha Ahmetaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …