Nënkryetari i PDK-së, dhe ministër i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka thënë për Radio-Evropa e Lirë se që koalicioni i ardhshëm qeverisës duhet të përbëhet prej PDK-së, AAK-së, Nismës dhe eventualisht ndonjë deputeti, i cili do të duhej ta mbështeste formimin e institucioneve së bashku me minoritetet. Hoxhaj e përjashton mundësinë e krizës rreth formimit të Qeverisë së re, ndërkaq pret që me krijimin e institucioneve Kosova të hyjë në vendimmarrje të rëndësishme, nisur nga demarkacioni me Malin e Zi deri te përmbyllja e dialogut me Serbinë. Në fushatën zgjedhore, por edhe gjatë vitit 2017, qëndrimi ynë si PDK ka qenë që vendi ka nevojë për stabilitet politik, por edhe vendimmarrje dhe dinamizëm. Kështu që më së paku duhet të ketë arsye që vendi të rrëshqas drejt një krize politike. Unë besoj se në një të ardhme të afërt do të ketë zhvillime të cilat do ta përmbyllin procesin e formimit të institucioneve të reja.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …