Ministri Zharku përuroi rrugën e re Ivajë-Strazhë të Kaçanikut

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, dhe kryetari i komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, përuruan rrugën e re të asfaltuar Ivajë-Strazhë të komunës së Kaçanikut.

Asfaltimi i kësaj rruge do të ndihmojë qarkullimin më të lehtë të banorëve të kësaj ane si dhe zhvillimin ekonomik dhe atë të turizmit.

Këtë rrugë e ka financuar Ministria e Infrastrukturës, në vlerë prej 80,355.189 euro.

Rruga Inavjë-Strazhë ka një gjatësi prej 5.8 kilometra.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …