I nominuari për kryeministër të Kosovës nga Vetëvendosje, Albin Kurti ka pritur një delegacion ndërkombëtarë të organizimit të lutjeve të mëngjesit

I nominuari për kryeministër të Kosovës nga Vetëvendosje, Albin Kurti ka pritur një delegacion ndërkombëtarë të organizimit të lutjeve të mëngjesit

I nominuari për kryeministër të Kosovës nga Vetëvendosje, Albin Kurti ka pritur të mërkuren në selinë qendrore të Vetëvendosjes, delegacionin ndërkombëtar të organizimit të lutjeve të mëngjesit, i cili delegacion po qëndron për vizitë në Kosovë për të mësuar më shumë mbi zhvillimet politike dhe gjendjen socio-kulturore në Kosovë. “I nominuari për kryeministër të Kosovës nga VETËVENDOSJE!, z.Albin Kurti, në selinë qendrore të Lëvizjes në Prishtinë, sot priti delegacionin ndërkombëtar të organizimit të lutjeve të mëngjesit të përbërë nga z.Lars Rise, z.Anthony Cordle, znj.Jennifer Lu dhe znj.Iris Lu. Këta po qëndrojnë për një vizitë në Kosovë për të mësuar më shumë mbi zhvillimet politike dhe gjendjen socio-kulturore te ne. Me këtë rast, z.Kurti i njoftoi mysafirët për programin, aktivitetet dhe organizimin e VETËVENDOSJE!-s, për suksesin në zgjedhjet e fundit dhe sfidat në të ardhmen për Kosovën duke theksuar ato për formimin e qeverisë së re në legjislaturën e gjashtë.  Ata e uruan z. Kurti për rezultatin në zgjedhje dhe i dëshiruan atij suksese të reja në vijim. Të dy palët potencuan rëndësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë midis politikanëve të kombeve, bindjeve e rajoneve të ndryshme dhe u zotuan për bashkëpunim e tak ime të tjera në të ardhmen”, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes.

Kontrolloni gjithashtu

Në Ditën Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për të gjithë qytetarët e vendit

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të  Ditës së Forcës …