Thaçi: FSK-ja është shëmbëlltyrë e shtetit tonë me pjesëtarë që shkollohen e korrin suksese në akademitë më të mira ushtarake të botës

Kryetari Thaçi ka ofruar ndihmën e FSK-së për shuarjen e zjarreve në Shqipëri, Mal të Zi dhe Kroaci

Pas shpërthimit të zjarreve në Shqipëri, Mal të Zi dhe Kroaci, kryetari, Hashim  Thaçi u ka ofruar këtyre shteteve ndihmë shtetërore me ekipet e FSK-së për menaxhimin e zjarreve. Kjo gatishmëri shtetërore e Kosovës për t’u dalë në ndihmë këtyre shteteve mike, autoriteteve përkatëse u është përcjellë përmes ambasadave të Kosovës. Këshilltari politik i kryetari Thaçi, Bislim Zyrapi, ka konfirmuar se pas koordinimit me komandantin e FSK-së, Rrahman Rama, duke marrë parasysh gjendjen e jashtëzakonshme me zjarret që kanë përfshirë shtetet mike, konkretisht Shqipërinë, Malin e Zi dhe Kroacinë, përmes ambasadave tona, kryetari Hashim Thaçi ka shprehur gatishmërinë që t’u ofrojë ndihmën e ekipeve profesionale të FSK-së për menaxhimin e zjarreve, nëse ato kanë nevojë për mbështetje shtesë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …