Avdullah Hoti: Koalicioni LDK-AKR përkrah thirrjen e seancës parlamentare për 10 korrik 2017

Ministri, Avdullah Hoti sot ka nënshkruar udhëzimin administrativ për transferimin e çmimit

Ministri  i Financave, Avdullah Hoti sot ka nënshkruar udhëzimin administrativ për transferimin e çmimit, udhëzim i cili ka për qëllim përcaktimin e rregullave dhe procedurave për administrimin dhe zbatimin e transferit të çmimeve në përputhje me dispozitat e Ligjit për Tatimin mbi të Ardhurat e Korporatave. Sipas një komunikate të Ministrisë, dispozitat e këtij udhëzimi administrativ janë të zbatueshme për transaksionet e kontrolluara në mes të palëve të lidhura, që janë subjekte të juridiksioneve të ndryshme tatimore. Vlen të theksohet se nëpërmjet këtij udhëzimi administrativ modernizohet rregullativa e transferit të çmimit, meqë ky udhëzim administrativ është në masë të madhe në përputhje me udhëzuesit e OECD-së dhe rregullativën përkatëse të Bashkimit Evropian. Po ashtu, Ministria e Financave ka zhvilluar një fazë të gjatë dhe gjithëpërfshirëse të konsultimeve me palët e interesit, me qëllim të adresimit të komenteve të tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …