Agjencia e Inteligjencës Qendrore, CIA, ka mbyllur programin e saj për të mbështetur kryengritësit, që luftojnë kundër kryetarit sirian, Bashar al-Assad, shkruan Washington Post. Duke cituar zyrtarë të paidentifikuar amerikanë, gazeta tha se operacioni i fshehtë katërvjeçar ka pasur ndikim të kufizuar, veçanërisht prej kohës kur trupat ruse filluan të luftojnë në anën e Asadit, në vitin 2015. Vendimi i Amerikës tha zyrtari pa emër, pjesë e administrimit të Trump, është një përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet me Rusinë. Sipas Washington Post, kryetari amerikan, Donald Trump ka vendosur të shfuqizojë programin e mbështetjes për pothuajse një muaj më parë, pas takimit me drejtorin e CIA-s për Siguri Kombëtare, McMaster. Gazeta pohon se heqja dorë e ndihmës për kryengritësit sirianë është në interesin e kryetarit Trump në gjetjen e mënyrave të bashkëpunimit me Rusinë (Al-Xhazira-RKL).
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …