Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi viziton Shtetet e Bashkuara të Amerikës tri herë brenda muajit shtator

Thaçi “Tanjugut”: Kryerësit e krimeve në Kosovë janë të lirë dhe gjenden në institucionet e Beogradit

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për agjencinë e lajmeve serbe “Tanjug” ka thënë se Kosova do ta ndërtojë ushtrinë në koordinim me të gjitha komunitetet dhe komunitetin ndërkombëtar. Ai ka komentuar edhe deklaratat në Serbi se ushtria e Kosovës është vetëm një përrallë. “Shumëçka në Ballkan u dukej atyre (Beogradit) si përrallë, por u bënë realitet. Do të jemi së bashku në ceremoni”, i ka thënë Thaçi gazetares së “Tanjugut”. Ai ka thënë se Forcat e Armatosura të Kosovës do të formohen në një proces të koordinuar me NATO-në dhe me faktorin tjetër relevant ndërkombëtar. “Para disa ditësh unë mora pjesë në ceremoninë e dhënies së betimit të 61 kadetëve serb. Ajo ka qenë diçka e mrekullueshme. Kjo do të jetë ushtri sipas standardëve të NATO-së, ushtri multietnike dhe profesionale, do të jetë në interesin e Kosovës dhe të të gjithëve, nuk do të jetë vetëm në interesin e një komuniteti, kundër komunitetit tjetër ose marrëdhënieve me fqinjët, ajo do të jetë një ushtri me synim për integrim në struktura euroatlantike”, ka deklaruar Thaçi.

 

 Kreu i shtetit tonë ka folur edhe për Gjykatën Speciale, duke thëne se Kosova i ka kryer obligimet e saj kushtetuese dhe ligjore. “Themelimin e kësaj gjykate e sheh si përparësi për t’i vënë pikë paragjykimeve, e ne si politikanë nuk duhet të përzihemi në këto çështje që kanë të bëjnë me drejtësi. Edhe në do ta vëzhgojmë Beogradin se si do të merret me dhjetëra e dhjetëra kriminelë të luftës, të cilët kanë marrë pjesë ne gjenocidin në Kosovë dhe të cilët gjenden në liri, janë të lirë nëpër institucionet kryesore të Serbisë. Sepse, ne e dimë që kryesit e krimeve në Drenicë, Dukagjin, Pejë, Izbicë, Reçak janë të lirë dhe gjenden në institucionet në Beograd”, ka theksuar kryetari Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …