Rendimentet mesatare të grurit në Komunën e Kaçanikut për këtë vit janë 3500 deri 4000 kg për hektarë.
Sipas Komisionit Komunal për fushatën e korrje shirjeve, në territorin e komunës së Kaçanikut janë gjithsej 550 ha me grurë. Fushata e korrje shirjeve ka filluar më 7 korrik dhe është në fazën përmbyllëse, ku kanë mbetur edhe 30 hektarë për korrje. Gjithsej janë angazhuar 16 kombajnerë.