Duke komentuar ftesën që kryetari i vendit, Hashim Thaçi ju ka bërë partive politike për takim, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se kjo është ftesë e panevojshme. Ajo ka shtuar më tutje se kryetari, Hashim Thaçi po mundohet të blejë kohë për t’i siguruar, sipas saj, numrat për formimin e Qeverisë, nga ana e koalicionit PDK – AAK dhe Nisma. Kryetari, Hashim Thaçi në vend se ta përfaqësonte unitetin e qytetarëve të Kosovës, ai po e bën argatin e PAN-it, ka theksuar deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …