Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, përmes një komunikate ka bërë të ditur se Ramush Haradinaj ka marrë edhe mbështetjen e familjes Rugova për të qenë kryeministër i ardhshëm i Kosovës. Kryetari i AAK-së me këtë rast ka thënë se është nder i veçantë për mua që sot isha mysafir në familjen e nderuar të kryetarit, Ibrahim Rugova dhe njësoj si në vitin 2004 kur ishte nevoja e bashkimit të forcave për unitet politik, përballë sfidave të kohës, Rugova pa hezitim theu paragjykimet për të kapërcyer ndasitë artificiale të atëhershme dhe për t’i dhënë fund armiqësive absurde mes shqiptarëve dhe me dha mbështetjen për Kryeministër të Republikës së Kosovës. Edhe sot u ndjeva njëjtë kur mora mbështetje për misionin tonë të përbashkët të ndërtimit të shtetit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës nga Familja e kryetarit Ibrahim Rugova, thuhet mes tjerash në komunikatën e AAK-së.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …