RKL

RKL: Kah po shkon LDK-ja, rrugës së Rugovës, apo të Isa Mustafës e Avdullah Hotit?

Si mund ta ndalojë LDK-ja,  Teuta Rugovën të mos e votojë një koalicion me PDK-së në krye,  kur vetë Isa Mustafa  ka lidhur dy herë koalicion me PDK-së, një herë me AAK-së sa ishte gjallë Rugova, madje të gjithë deputetët e kësaj partie kanë votuar edhe kryetarin Hashim Thaçi për kryetar të Kosovës. Deputetja Teuta Rugova e theu logjikën e betonimit brenda partiak, meqë dikush ia ka mësuar për shumë kohë këtë logjikë veprimi, andaj kjo nuk mund të fajësohet sepse  mendon me kokën e vetë dhe në bazë të rregulloreve në fuqi, ajo ka të drejtë autonome sa i përket votimit në Kuvend.

 

Lajmi se deputetja e LDK-së, Teuta Rugova, bija e kryetarit të ndjerë, Ibrahim Rugova ka vendosur ta votojë koalicionin PDK-AAK-NISMA, ka sjellë një si termet te pjesa dërrmuese e zyrtarëve të lartë të kësaj partie, por si duket  jo edhe te të gjithë deputetët, sepse tashmë po shihet qartë se kreu i kësaj partie nuk ka autoritet të plotë, në parti,  për të mos thënë se ka fare pak. Dy sekserët jo vetëm politikë të krahut shkizmatik brenda kësaj partie, Dardan Gashi dhe Astrit Haraqija, ishin “shkues”  të kësaj lidhjeje më të re, ashtu sikur disa vjet më parë kur u ndanë nga LDK-ja me  Ukë Rugovën, në krye, djali i ish-kryetarit të ndjerë, Ibrahim Rugova, i cili së bashku me Haraqinë dhe një grup të madh miqsh e të afërmish ndodhet nën akuzë për korrupsion dhe kriminalitet ekonomik. Se në çfarë gjendje ndodhet familja e Ibrahim Rugovës, dhe cili është roli i saj në LDK kjo është parë dhe po shihet sheshazi, por krahu i fortë brenda LDK-së, në krye me Isa Mustafën, është ditur dhe po vërtetohet se nuk e ka nën kontroll situatën.

Si mund ta ndalojë LDK-ja,  Teuta Rugovën të mos e votojë një koalicion me PDK-së në krye kur vetë Isa Mustafa e ka lidhur dy herë koalicion me PDK-së, një herë me AAK-së sa ishte gjallë Rugova madje të gjithë deputetët e kësaj partie kanë votuar edhe kryetarin Hashim Thaçi për kryetar të Kosovës.

 Këto veprime të LDK-së në 12 vjetët e fundit kanë bërë që kjo parti të humb  kredibilitetin dhe elektoratin, ndërsa tani do të humb edhe më shumë, pavarësisht se ajo ka bërë disa pastrime të listave dhe ka lënë shumë figura meritore jashtë kandidimit për deputetë, por nuk kishte guxim ta anashkalonte Teuta Rugovën, për shkaqe që dihen dhe nuk kanë nevojë të komentohen.

Ky veprim  jo aq i papritur i deputetes, Teuta Rugova, ka thyer akullin e “Jo-së” së fortë të Isa Mustafës e Avdullah Hotit, po duket se do të ketë ndikim vendimtarë edhe te AKR-ja e Behxhet Pacollit,i cili ka kërkuar qeveri të spektrit të gjerë dhe që do të ishte zgjidhja më e mirë e mundshme, në situatën në të cilën ndodhemi.

Është vërtetuar sa e sa herë deri tani ajo thënia e njohur  se në parti ka vetëm armiq besnikë, por miq besnikë jo! Kjo nuk i ka ndodhur vetëm njëherë LDK-së, e cila nuk po arrin të konsolidohet, pavarësisht përpjekjeve.

Deputetja Teuta Rugova e theu logjikën e betonimit brenda partiak, meqë dikush ia ka mësuar për shumë kohë këtë logjikë veprimi, andaj kjo nuk mund të fajësohet se mendon me kokën e vetë dhe në bazë të rregulloreve në fuqi, ajo ka të drejtë autonome sa i përket votimit në Kuvend.

Në arsyetimin e saj ajo veç tjerash ka shkruar:  “Nuk është e drejta jonë të injorojmë votën e qytetarit, por nuk është as e drejta jonë të injorojmë bashkëpunimin e ngushtë të babait tim, Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, me Ramush Haradinajn. Unë ju siguroj se babai im, në situatën e sotme kurrsesi nuk do të kishte udhëhequr LDK-në, në asi mënyre që t’i bllokojë proceset dhe të injorojë rekomandimet e miqve tanë të përhershëm, SHBA-ve dhe BE-së”.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …