PD

Nesër në Shqipëri votohet për të zgjedhur kryetarin e ri të PD-së, mes kandidatëve Lulzim Basha dhe Eduard Selami

Pas 16 ditësh fushatë, nesër, votuesit e PD-së do të zgjedhin  kryetarin e ri mes Lulzim Bashës dhe Eduard Selamit. Rreth 104 mijë anëtarë demokratë nga 68 degë në rrethe, do t’u drejtohen nesër kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Në garë janë kryetari i “vetëngrirë” i PD-së, Lulzim Basha, si dhe deputeti Eduard Selami, i cili nuk u përfshi në listat e deputetëve në zgjedhjet e 25 qershorit. Në të gjithë vendin do të jenë 73 komisione të votimit, ku demokratët do të kenë mundësi të votojnë që nga ora 08:00 e mëngjesit të ditës së shtunë deri në orën 19:00.

Në secilën prej 73 komisioneve të dy kandidatët në garë, Basha dhe Selami, do të kenë përfaqësuesit e tyre, ndërkohë që të gjithë votat do të numërohen në selinë e PD-së në Tiranë. Kryetari i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana, ka premtuar se ditën e diel, falë numërimit të shpejtë, demokratët do të kenë kryetarin e ri të tyre, që do t’i drejtojë në 4 vitet e ardhshme. Sa i përket fletës së votimit, Basha do të jetë i pari, ndërsa Selami i dyti.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …