Shefja e asamblistëve të NISMA-s në Malishevë, Arbëreshë Krasniqi: Të nderohen dëshmorët, të pagëzohen institucionet me emrat e tyre është nderë

Arbëreshë Krasniqi: Të nderohen dëshmorët, të pagëzohen institucionet me emrat e tyre është nderë

Shefja e asamblistëve të NISMA-s për Kosovën në Kuvendin Komunal me anë të një postimi në rrjetin social ka thënë së duhet të nderohen ata që kanë kontribuar për lirinë e atdheut, me emrat e tyre duhet të pagëzohen institucionet, rrugët dhe sheshet tona. “Të nderohen dëshmorët është t’i nderosh brezat e tërë që kontribuuan për lirinë tonë. Ti pagëzosh institucionet me emra të dëshmorëve është nderë edhe për brezat që do të vijnë!  Pasardhësit tanë do të frymëzohen për atdhedashuri, kur në shkolla, sheshe, palestra, rrugë e kudo, institucionet tona i quajmë me emra të nderuar e të çmuar Dëshmorë!  Kam pas nderë e shumë krenari, që përgjatë mandatit tim si asambleiste, në kuadër të Nisma për Kosovën, dega në Malishevë, me votën tonë unanime si grup parlamentar treguam se dijmë e duam t’i nderojmë të nderuarit, meqë rrugën Malishevë-Rahovec e emërtuam me emrin e dëshmorit IBRAHIM MAZREKU, shkollën Qendra e Kompetencës me emrin e dëshmorit KUJTIM KRASNIQI, palestrën e qytetit LIMAN GEGAJ, sheshin te tregu me emrat e dëshmorëve SADIK e RAMIZ SHALA dhe HAXHI KLEQKA! Urime malishevas, e gëzofshim për jetë e mot! Përjetësisht faleminderit dëshmorëve të kombit që na dhanë lirinë! Falënderuese familjeve të tyre!”, ka theksuar Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …