Enver Hoxhaj

Ministri Hoxhaj: Kosova i ka siguruar votat e nevojshme për pranim në organizatat ndërkombëtare, UNESCO dhe INTERPOL

Kosova i ka siguruar votat e nevojshme për pranim në organizatat ndërkombëtare, UNESCO dhe INTERPOL. Ndërkaq, një shtet tashmë ka përmbyllur të gjitha procedurat e saj për njohjen e Republikës së Kosovës. Këtë e ka konfirmuar ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj. Ministri Hoxhaj ka thënë se Kosovës do t’i vijë shumë shpejt edhe njohja e 115-ë ndërkombëtare. Sipas tij, tashmë janë përmbyllur të gjitha procedurat dhe pritet vetëm zyrtarizimi i njohjes, duke mos dashur që të ngutet dhe ta zbulojë emrin se për cilin shtet bëhet fjalë. Ai ka konfirmuar po ashtu se Kosova tashmë ka siguruar edhe votat e nevojshme për pranim në organizatat ndërkombëtare si në UNESCO dhe në INTERPOL. “Unë kam pasur vitin e kaluar shumë vizita nëpër botë vitin e kaluar dhe natyrisht që në vizitat e tilla ne kemi marrë konfirmime se kush mund ta votojë Kosovën qoftë në UNESCO, qoftë në INTERPOL. Ndërkaq, sa i përket dialogut me Serbinë, ai ka thënë se tashmë ky proces po hyn në fazën përfundimtare të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …