Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikën e jashtme, Federica Mogherini, në një intervistë të përbashkët për shtyp me kreun e diplomacisë greke nga Athina, ka deklaruar në mbrëmjen e se premtes se do të dëshironte personalisht që pas dy vitesh, kur mbaron edhe mandati i saj, i gjithë rajoni të ketë arritur në një pikë të pakthyeshme të ecurisë europiane. E pyetur nëse është e kënaqur me ecurinë e reformave në Shqipëri, Mogherini ka deklaruar se puna që bëhet me Shqipërinë, por edhe me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, fokusohet në prioritetet që para së gjithash u referohen qytetarët e këtyre vendeve, përcjell Top Channel. “Udhëheqja aktuale politike në Shqipëri është marrë veçanërisht me reformat në tërësi, por edhe me reformën kundër korrupsionit si dhe me gjithë ato reforma ekonomike dhe sociale që nevojiten”, ka thënë ajo. “
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …