Lumir Abdixhiu, i LDK-së, i nervozuar dhe i çartur për shkak se bashkë-partiakja, Teuta Rugova ka deklaruar se do të votojë për Koalicionin PAN, ka fyer me një fjalor rrugësh, ata që ai i quan “Oportunistë, kontrabandistë, kapës e shërbëtorë, të cilët sipas tij qenkan bërë bashkë për të ndërtuar “shpresën” e Republikës. Me kontrabandë, kjo bandë, provon të nisë rrugëtimin politik, shpëtimin e vetes – theqafjen e shtetit. Në këtë rrugëtim ata asistohen nga Presidenti i vendit. E bëjnë shitblerjen krejt të zakonshme; tradhtinë vlerë e mercenarizmin “interes shteti”. Shihni çfarë modeli u japin qytetarëve tanë. Këtë model, LDK nuk e pranon. E refuzon. Sot të mbeteni të sigurt me qëndrimin tonë politik. I pandryshueshëm dhe pikë. S’ulemi, s’bisedojmë, s’bashkëpunojmë me PAN, thotë Abdixhiku i cili duket shumë i zemëruar dhe më shumë flet me vetveten me qëllim për ta zbrazur zemërimin dhe nervozizmin që e ka kapluar, sepse ai e di fort mirë se kryetari i tij Isa Mustafa dy herë ka bërë koalicion me PDK-në, por e ka shumë vështirë të bëjë koalicion me Vetëvendosjen, të cilën e qan parti anarkiste dhe e cila për tri vjet rresht nuk ia ka kursyer deputetëve të LDK-së e të tjerëve gazin lotsjellës, vezët, sharjet e fyerjet. Madje aktivistët e saj i kishin shkuar Isa Mustafës edhe në çiflikun e tij, në Prapashticë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …