Fondi Evropian për Investime po ofron mbështetje financiare për bizneset novatore SME, me qëllim rigjenerimin e të ardhurave dhe zhvillimin e aktivitetit të biznesit. Nga vendet e rajonit, vetëm Kosova është jashtë planeve të FEI-së për mbështetje. Financimi i mbështetur nga FEI do të bëhet i disponueshëm përmes bankave të nivelit të dytë. Bizneset të cilat mund të kenë akses në këtë fond do të jenë bizneset novatore në 11 vende si, Gjermani, Shqipëri, Serbi, Maqedoni, Bosnje – Herzegovinë, Bullgari, Greqi, Rumani, Moldavi, Ukrainë dhe Gjeorgji. Deri më sot, nëpërmjet marrëveshjes me Bankat dhe FEI-i janë mbështetur më shumë se 1.000 biznese SME novatore dhe shumë më tepër do të mbështeten në vijim. Financimi i biznesit inavativ është mbështetur nga programi i kërkimit dhe inovacionit i BE-së, Horizon 2020. InnovFin u mundëson bankave pjesëmarrëse të financojnë bizneset novatore me mbështetjen e garancisë së ofruar nga FEI. Këto investime do t’i mundësojnë biznesit rritjen e cilësisë dhe uljen e kostove për prodhimin e produkteve dhe shërbimeve që ofrojnë, duke u bërë më tepër konkurrues në treg dhe duke investuar kështu në modernizimin dhe zhvillimin e tyre.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …