leoni

Nis edicioni i katërt i panairit tradicional në Deçan ,,Deçani 2017’’

Është viti i katërt i panairit tradicional ,,Deçani 2017’’ i cili mbahet në Deçan në kuadër të shënimit të ditëve të diasporës nën moton ,,Edhe ti je pjesë e Atdheut’’.

Ky panair tashmë është bërë tradicional i cili organizohet në kuadër të aktiviteteve të shumta në shënim të ditëve të diasporës dhe ka për qëllim promovimin e bizneseve vendore, turizmit dhe produkteve tradicionale jo vetëm të Komunës së Deçanit por edhe të komunave tjera, panairi këtë vite është mbështetur vetëm nga komuna e Deçanit, Zyra e Diasporës dhe OJQ ,,Mbroj të drejtat tua’’.

Hapjen zyrtare të panairit e beri ish kryetari i komunës së Deçanit tani Deputeti i Kuvendit të Kosovës Rasim Selmanaj, nënkryetari Komunës Sami Cacaj, kryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu, kryetari i Plavës Orhan Shahmatoviq si dhe profesor Skender Haklaj nga Tropoja.

Ky Panair do të  jetë mundësi e mirë e bizneseve që ti prezantojnë produktet e tyre, por edhe të krijojnë mundësi të sigurimit të tregut në të ardhmen, për produktet e prezantuara këtu.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …