Nisin punimet për asfaltimin e segmenteve rrugore në tri lagje të Jashanicës

Kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, ka përcjelle nga afër fillimin e rregullimit të trasesë për asfaltimin e tri segmenteve rrugore në fshatin Jashanicë të Klinës, saktësisht në lagjet “Mulaj”, Gashi dhe Rukolli, e cila është e gjatë 3 kilometra. Kryetari Bashota ka uruar banorët për këtë projekt dhe ka thënë se infrastruktura rrugore në fshatin Jashanicë po merr një pamje krejt tjetër për dallim nga ajo që ka qenë pak ditë më parë.

“Sot është një ditë e veçantë për banorët e këtyre tri lagjeve, po rregullohet rruga që krijon lehtësi në qarkullim për banorët. Rruga do të jetë në shërbim edhe të nxënësve të cilët do ta kenë më të lehtë shkuarjen në shkollë. Misioni ynë për të ndihmuar qytetarët po vazhdon më sukses”, ka thënë Bashota.

Ndërsa banorët i kanë shprehur mirënjohje kryetarit Bashota për realizimin e këtij projekti jetik për ta. Projekti për asfaltimin e këtyre tre segmenteve rrugore është në kuadër të projektit të madh për asfaltimin e të gjitha rrugëve në Jashanicë. Në këtë fshat është duke u punuar edhe në shtrirjen e rrjetit të kanalizimit për ujërat e zeza.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …