Ish-senatori republikan, miku i madh i shqiptarëve, Bob Dole, mbushi 94 vjet. Ai për më tepër se 30 vjet ka mbetur politikani më i shquar amerikan i cili qysh me vizitën e tij në vitin 1990, në Prishtinë, e vuri çështjen e Kosovës në vëmendjen e politikës së jashtme amerikane. Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj dhe Ambasadorja Vlora Çitaku ia uruan ditëlindjen ish senatorit Bob Dol. Ai kishte kandiduar për kryetar të Shteteve të Bashkuara në vitin 1996 por kishte humbur përballë kryetarit të atëhershëm Bill Clinton. Dole mbeti një mbështetës i fuqishëm dhe me ndikim në Amerikë i shqiptarëve dhe Kosovës. Ai mbështeti ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë si dhe pavarësinë e saj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …