Lidhja Demokratike e Kosovës e ka thirrur Këshillin e Përgjithshëm që të mblidhet të martën e javës së ardhshme. Mësohet se në rënd të ditës së kësaj mbledhjeje do të jenë dy pika të specifikuara, pos asaj ku mund të hapen tema të ndryshme. Pika e parë ka të bëjë me vlerësimin e rezultateve të zgjedhjeve, ndërsa e dyta konsiston në përgatitjet për zgjedhje lokale. Anëtarë të këtij trupi i kanë thënë gazetës AktivPpress se gjatë mbledhjes pritet të kërkohet llogari nga strukturat drejtuese të partisë, përkatësisht nga lideri Isa Mustafa, për humbjen në zgjedhjet e fundit parlamentare. LDK, dikur si partia më e madhe në vend, në zgjedhjet e 11 qershorit u rangua në vendin e tretë. “Në mesin e anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm ka pakënaqësi me gjendjen në të cilën ka rënë partia. Është shumë e pritshme që dikush nga ta të kërkoj edhe dorëheqjen e Mustafës”, ka thënë për AktivPress njëri prej anëtarëve të këtij këshilli.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …