Rakiq: Lista Serbe nuk merr pjesë në takimin e nesërm të kryetarit Thaçi

Rakiq: Lista Serbe nuk merr pjesë në takimin e nesërm të kryetarit Thaçi

Lista Serbe nuk do të shkojë në konsultimet e nesërme të thirrura nga kryetari i vendit, Hashim Thaçi për caktimin e datës së seancës konstituive të Kuvendit. Këtë e ka konfirmuar kryetari i kësaj partie, Goran Rakiq, shkruan “Tanjug”. “Si kryetar i Listës Serbe i falënderoj për ftesën për të marr pjesë në bisedime, por duhet të ju njoftoj që Lista Serbe nuk do të shkojë në këtë takim”, ka thënë Rakiqi. Ai ka thënë se bisedimet se cilin koalicion do ta përkrahin do të realizohen në Beograd. “Ne jemi të gatshëm për bisedime dhe dialogu nuk ka alternativë, por jemi të gatshëm për të biseduar mbi politikën e paqes. Nuk jemi të interesuar për pozita, por që serbët të kenë jetë më të mirë në Kosovë”, ka theksuar Rakiqi. Në takimin e nesërm nuk do të marrin pjesë as Vetëvendosje dhe LAA.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …