Aleksandër Vuçiç”: Serbia do të kundërshtojë lobimin që pritet të nisë nga Turqia për njohjen e pavarësisë së Kosovës

Vuçiq: Të përpiqemi të jemi realistë, të mos kërkojmë diçka që e kemi humbur kohë më parë

Kryetari i Serbisë, Akleksandar Vuçiq, ka thënë se u ka bërë thirrje qytetarëve në Serbi për një dialog të brendshëm rreth Kosovës, në mënyrë që këtë të mos ua lënë gjeneratave të ardhshme. “Është koha që të mos futemi si struci nën rërë por të përpiqemi të jemi realistë, që mos t’i japim dikujt atë që kemi dhe të mos kërkojmë diçka që e kemi humbur kohë më parë”, ka shkruar Vuçiq në një artikull autorial për “Blic” të Serbisë.  “Pas këtyre gjithë viteve që merrem me politikë në këto hapësira, unë këtë përgjigje e di shumë mirë. Që nga e ashtuquajtura Lidhja e Prizrenit më 1878 ne serbët nuk kemi dashur të jemi mjaftueshëm të ndërgjegjshëm sa duhet që të kuptojmë forcën dhe dëshirën e shqiptarëve”. Nga ana tjetër, siç ka thënë Vuçiq, gabimi shqiptar, dhe ky i madh, tregon mungesën e të kuptuarit të interesave shtetërore dhe kombëtare të serbëve dhe vlerësimi i tyre. “Nuk është Serbia për tu nënvlerësuar, me gjithë faktin se shqiptarët, në realizimin e ideve të tyre kombëtare kanë mbështetje të fuqishme të vendeve perëndimore. Serbia e sotme nuk është e dobët si dikur, por ajo as nuk duhet të ishte edhe arrogante si siç ishte jo rrallë herë”, ka thënë ndër tjera kryetari serb.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …