leoni

30 familje të lagjes “Kameraj” e “ Doqi” të fshatit Jashanicë e Epërme të Klinës, do të behën më rrugë të asfaltuara

30 familje të lagjes “Kameraj” e “ Doqi” të fshatit Jashanicë e Epërme të Klinës, do të behën më rrugë të asfaltuara

Tridhjetë familje të lagjes “ Kameraj” dhe “ Doqi” të fshatit Jashanicë e Epërme të Klinës, së shpejti do të behën më rrugë të asfaltuara. Sot kanë nisur punimet për përgatitjen e rrugës për asfalt 1.3 km e gjatë e cila do të krijoj lehtësi në qarkullim për nxënësit dhe banorët e këtyre dy lagjeve të cilët deri tash kanë kaluar neper një rrugë të dëmtuar. Kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, ka uruar banorët e Jashanicës për ketë projekt dhe ka thënë se gjitha lagjet e fshatit Jashanicë do të behën më rrugë të asfaltuara dhe kanalizim për trajtim të ujërave të zeza. “ Ju kemi përkushtuar fshatit Jashanicë, asfaltimit të rrugëve dhe rregullimin e kanalizimeve për trajtimin e ujërave të zeza për ketë fshat i cili ka dhënë më së shumti në periudhën e luftës. Por jo vetëm në Jashanicë por edhe në shumë lokalitete tjera të Komunës së Klinës po punohet në shumë projekte. Jemi në vazhdimësi të realizimit të projekteve që i kemi premtuar dhe asnjë lagje e fshatit Jashanicë nuk do të mbetet pa rrugë të asfaltuara dhe kanalizim të ujërave të zeza”, ka thënë kryetari, Sokol Bashota.​

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …